U mbyll sot java e fundit ne Superiore për Vitin 2019 ku u “prodhuan” rezultate interesante dhe bien në sy ndalesa e skuadrës së Kukësit të vendit të parë që ka bërë hap fals me korçarët, ndërsa Partizani rikthehet te fitorja. Nesër do të ketë edhe një ndeshje e një prej ekipeve me pretendime, ku bie në sy skuadra e Teutës që luan në Vlorë…

Por, ajo që bie në sy është se edhe në këtë javë të fundit të vitit në futboll, bie në sy ngjeshja e skuadrave dhe nga vendi i parë e deri në të tetin diferenca është 10 pikë, ndërkohë që janë luajtur që nga fillimi i garës 17 ndeshje…

Askush nuk e kishte menduar një ecuri të këtillë, ”rrotë më rrotë” të thuajse shtatë skuadrave të elitës, ndërsa edhe Skënderbeu matematikisht është në garë për vendin e parë pasi është vetëm 10 pikë, apo katër ndeshje. Pra, kur ende nuk është luajtur gjysma e ndeshjeve, kemi të bëjmë me një kalendar si rrallë në këto vitet e fundit.

Natyrisht që pritet edhe sfida e nesërme Flamurtari-Teuta, pasi nga vendi i parë e deri në vendin e gjashtë diferenca është shumë e vogël..

Ja renditja pas javës së 17-të të Superiores…