Ndeshjet e javës së 19 të Kategorisë Superiore kanë dhuruar rezultate të cilët në fakt kanë ndaluar një arrati në kreun e renditjes, por me skuadrat që ndjekin Tiranën kryesuese që nuk ia kanë dalë të përfitojnë.

Vetëm Erzeni ka bërë një hap të rëndësishëm duke mundur Vllazninë me shifrat 3-2 duke shkuar tanimë në vendin e tretë në renditje. Shkodranet kesisoj kane zbritur ne te katertin dhe mbesin serish -6 nga Tirana kryesuese.

Por ndërkohë, Partizani i vendit të dytë dhe Egnatia e vendit të pestë kanë marrë vetëm nga një pikë në ndeshjet e sotme duke mos pasur mundësinë t’u bashkohen bardhebluve.

Një hap gjigand para ka bërë Laçi, i cili me suksesin me përmbysje ndaj Teutës, po i bashkohet pak nga pak grupit të ekipeve që luftojnë për Europën.

JAVA 19

Të dielën

Kukësi-Tirana 2-0

Bylis-Kastrioti 1-0

Të hënën

Laçi-Teuta 4-3

Partizani-Egnatia 1-1

Erzeni-Vllaznia 3-2