deshjet e para të javës së 24-t kanë shtuar pretendentët në garën për titullin kampion pasi Egnatia tashmë është mes ekipeve që luftojnë për trofeun më të rëndësishëm në futbollin tonë.

Rrogozhinasit kanë mundur me shifrat 4-1 Kastriotin dhe falë një golavarazhi më të mirë, tani e shohin veten edhe para Partizanit në renditjen e kampionatit. Një sukses i rëndësishëm për këtë skuadër e cila po ecën me ritme rekord në historikun e saj në elitë.

Ndërkohë, barazimi mes Bylisit dhe Erzenit, bën që ballshiotët të marrin gjithsesi në rezultat pozitiv. Ndërsa shijakasit duhett ë mendojnë edhe pak për t’u ruajtur nga skuadrat që kanë më pas në renditje, pasi pikërisht Bylisi dhe zona e rënies nga kategoria, është vetëm 6 pikë larg.

JAVA 24 / NDESHJET

Të dielën

Bylis-Erzeni 1-1

Egnatia-Kastrioti 4-1

Të hënën

Laçi-Kukësi ora 13:00

Vllaznia-Teuta ora 16:00

Partizani-Tirana ora 19:00