Ndeshjet e sotme të Kategorisë Superiore kanë theksuar edhe një herë arratinë e Egnatias dhe Vllaznisë, të cilat po krijojnë një diferencë me ekipet ndjekëse edhe në garën për dy vendet e para që ekziston mes katërshes së “Final Four”.
Fitoret e rrogozhinasve dhe shkodranëve si dhe barazimi i Partizanit, kanë bërë që ata të krijojnë një distancë sigurie ndaj të kuqve, teksa presin të shohin edhe rezultatin e Dinamos këtë të hënë.
Ndërkaq, Elbasani ka humbur mundësinë për të shkurtuar diferencën me katërshen e parë dhe duket i destinuar të qëndiojë në mesin e tabelës. Kurse sa i përket garës për mbijetesë, pika e siguruar në derbi nga Tirana nuk e ndihmon plotësisht, pasi nuk e nxjerr nga zona e ftohtë e klasifikimit.
JAVA 24
Të dielën
PARTIZANI-TIRANA 1-1
ELBASANI-EGNATIA 1-2
VLLAZNIA-BYLIS 3-0
TË HËNËN
SKËNDERBEU-LAÇI
TEUTA-DINAMO