Egnatia kampione i ka dhënë një sinjal të qartë të gjithë skuadrave të tjera që pretendojnë t’i rrëmbejnë fronin se nuk do të jetë aspak e lehtë, përkundrazi.
Fitorja në këtë javë ndaj Partizanit, në një duel direkt me atë cilësohet nga shumëkush rivali më i fortë, ishte prova e qartë se rrogozhinasit për momentin janë në një nivel tjetër, siç e tregon edhe renditja ku kanë krijuar distancë nga ekipet e tjera, duke shkuar deri në 8 pikë nga vendi i katërt që mbahet pikërisht nga të kuqtë.
Vllaznia dhe Dinamo ndjekëse nuk ia dolën të mbanin hapin e skuadrës kryesuese me barazimin mes tyre dhe kjo bëri që tashmë Egnatia të krijojë distancën e sigurisë që i duhet të jetë me e qetë dhe të menaxhojë minutazhin e lojtarëve siç veproi një edicion më parë. Megjithate edhe shkodranet duken ne nje pozicion disi komod teksa kane krijuar nje distance me dy skuadrat qe ndodhen me poshte ne renditje.
Ndërkohë, barazimi mes Bylisit dhe Elbasanit, nuk ndryshon gjërat as në fundin e tabelës dhe as në mesin e saj, pasi ballshiotët humbën mundësinë për t’u larguar nga fundi, por edhe për verdheblutë që të tentojnë të bashkohen me grupin e “Final Four”.
