Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Superiores të vlefshme për javën e 32-të. Erzeni u mposht nga Tirana në “Elbasan Arena” me shifrat 0-2. Golat u shënuan me penallti nga Abazaj dhe Jonuzi. Nga ana tjetër edhe Kukësi u mund nga Skënderbeu me të njëjtin rezultat. Heroi i korçarëve ishte Rashica i cili shënoi dygolësh. Në këtë mënyrë Skënderbeu ka siguruar matematikisht rënien nga Superiorja.
Sot Egnatia fitoi 2-1 në transfertën me Laçin dhe ka siguruar edhe matematikisht “Final 4”. Partizani ka fituar derbin me Dinamon me shifrat 2-0. Golat u shënuan nga Bintsuka dhe Keko.
Rivalitet i ashpër për vendin e katërt mes Tiranës, Dinamos dhe Skënderbeut se cila prej skuadrave do të jetë pjesë e Final Four në fund.
Teuta dhe Vllaznia janë ndarë në paqe, pas barazimit pa gola. Kukësin e mban në lojë vetëm matematika, duhet ti fitojë të gjitha ndeshjet dhe Teuta t’i humbas të gjitha.