Kategoria Superiore luajti ditën e djeshme ndeshjet e fundit të javës së 10-të, dhe kryesimin e Superiores vazhdon që ta mbajë Partizani.
Pas barazimit me Kukësin, ekipi i Lerdës qëndron me 18 pikë në vendin e parë, ndërsa ndiqet nga Bylisi dhe Tirana, të dyja me 17 pikë.
Teuta forcë e katërt e kampionatit, me 16 pikë, ndërsa vendin e pestë dhe të gjashtë e mbajnë Vllaznia dhe Kukësi, të dyja me 15 pikë.
Mbetet në vendin e shtatë Skënderbeu, me 14 pikë, ndërsa afrohet Laçi në pozicionin e 8-të, me 13 pikë në total.
I parafundit në renditje gjendet Luftëtari, me 6 pikë, ndërsa mbyll Flamurtari me vetëm 3 pikë.
REZULTATET – JAVA 10
Luftëtari-Tirana 0-3
Bylis-Teuta 0-0
Laçi-Vllaznia 3-0
Partizani-Kukësi 0-0
Flamurtari-Skënderbeu 1-1
RENDITJA – JAVA 10