Derbi dramatik mes Tiranës dhe Partizanit që u mbyll në barazim 0-0, me penalltinë e humbur nga Prengaj në minutën e 98-të, uli siparin e javës së 15-të të Superiores.
Pas kësaj javë kryesojnë të kuqtë e Veselinoviç me 28 pikë, dy më shumë se ndjekësit e Egnatias, ndërkohë që vendi i tretë mbahet nga Vllaznia me 25 pikë. Në pozita komode duket edhe Dinamo, që mban vendin e katërt me vetëm 4 pikë më pak se Partizani i vendit të parë.
Rivalitet i ashpër edhe për sa i përket mbijetesës. Tabela mbyllet nga Bylisi me 13 pikë, po aq sa Skënderbeu i vendit të 9-të, ndërkohë që në vallen e mbijetesës janë edhe Laçi dhe Tirana respektivisht me 15 dhe 16 pikë. Në pozita jo fortë komode ndodhen edhe Teuta me Elbasani që mbajnë vendin e gjashtë dhe të 5-të me 17 dhe 18 pikë.