Derbi mes Tiranës dhe Partizanit që përfundoi me rezultatin 1-1 mbylli siparin e javës së 15-të të Superiores ku nuk munguan surprizat. Spikasin fitoret e Egnatias, Skënderbeut dhe Dinamos, ndërkohë që dy duelet e tjera, Kukësi-Teuta dhe derbi i sotëm, nuk prodhuan fitues.

Momentalisht Egnatia kryeson e vetme kampionatin me një diferencën +4 nga ndjekësit e Partizanit që kanë edhe një ndeshje më pak, atë ndaj Teutës e planifikuar për t’u zhvilluar në datën 7 dhjetor.

Nderkohe pas ndeshjeve te kesaj jave, Vllaznia ka zbritur edhe nje vend ne renditje duke qene tashme ne te gjashtin sepse ne te pestin eshte ngjitur Dinamo dhe kur ke parasysh se keto dy skuadra do perballen javen e ardhshme me njera- tjetren ne Shkoder, gjithçka behet me interesante.

Plot 3 skuadra janë barazuar me pikë pas kësaj jave, ato janë Erzeni, Laçi dhe Kukësi. Ndërkohë moment aspak pozitiv për Tiranën, që tashmë është vetëm 3 pikë larg Dinamos së vendit të pestë.