“Abissnet Superiore” ka luajtur tre sfidat e para të javës së 25-të, me surprizat që nuk kanë munguar. Kukësi u mposht në shtëpi me përmbysje nga Erzeni, mes kaosit që u shkaktua nga tifozët, duke i lënë verilindorët në rënie të lirë, teksa shijakasit shpresojnë për mbijetesën.
Egnatia barazoi pa gola me Teutën në shtëpi, me rrogozhinasit që vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e parë, teksa durrsakët ndodhen ende në garën për mbijetesë.
Skënderbeu mundi në Korçë Partizanin me rezultatin minimal, duke i bërë korçarët kështu pretendent për “Final 4”, ndërsa “demat” vazhdojnë të lënë pikë. Keta te fundit kane mbetur ne kuoten e 40 pikeve, po aq sa edhe Vllaznia e cila mjafton te marre edhe nje barazim neser ndaj Dinamos, per “t’i rrembyer” vendin e dyte te renditjes. Fitorja pastaj do te ishte “luks” sepse do ta afronte edhe me shume me arritjen e objektivit.
REZULTATET:
E DIEL (25.02.2024)
EGNATIA 0-0 TEUTA
KUKËSI 1-2 ERZENI
SKËNDERBEU 1-0 PARTIZANI
NDESHJET:
E HËNË (26.02.2024)
DINAMO – VLLAZNIA 17:00
TIRANA – LAÇI 17:00