Partizani u rikthye të fitojë derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës pas tetë ndeshjesh. Goli i Xhuliano Skukës në minutën e katërt i dhuroi “Demave” triumfin 1-0 ndaj kampionëve në fuqi në një sfidë që prodhoi rivalitet në “Air Albania”, aty ku nuk mungoi protagonizmi i ultrasve me koreografitë e tyre.

Fitorja e sotme vijon të mbajë Partizanin në krye të Superiores, tashmë me 4 pikë më shumë se armiqtë e përjetshëm. Të kuqtë e mbyllin kështu vitin kalendarik në krye. Ndërkohë që ditën e nesërme do të luhen edhe 3 sfidat përmbyllëse të javës së 15-të të Superiores.

Diferenca me Vllaznine e vendit te gjashte qe mbahet nga Vllaznia sonte ka shkuar ne +10 dhe ne kete menyre, shkodranet e kane detyrim fitoren neser ndaj Teutes per te qendruar ne loje sa i takon objektivave te saj.

Por megjithate nuk do te jete e lehte per shkodranet sepse kampionati po veshtiresohet nga java ne jave dhe padyshim qe do te duhet marrja e tre pikeve.