Sot u luajtën dhe dy ndeshjet e mbetura, për të mbyllur javën e 22-të të Superiores. Egnatia dhe Laçi korrën fitore, respektivisht në transfertat e Vllaznisë dhe Elbasanit.

Tashmë Egnatia kryeson e vetme Superioren. Në anën tjetër Vllaznia ndodhet në vendin e katërt. Ky eshte fati i kuqebluve pas ndeshjes se sotme ne “Loro Boriçi” te humbur ne shifrat 0-2. Ata pretendonin vendin e pare, por tashme duhet te mesohen me vendin e katert.

Me fitoren e marrë, Laçi tashmë mban vendin e shtatë. Bie në sy se 5 skuadra janë aktualisht në luftë për mbijetesë. Bylis i vendit të gjashtë me Skënderbeun e vendit të fundit ndahen nga 5 pikë.

RENDITJA E SUPERIORES PAS 22 JAVËSH