U luajtën ditën e sotme 3 duelet e vlefshme për javën e katërt të Superiores, ku nuk munguan surprizat. Në duelin e orës 16:00, Bylisi dhe Tirana ndanë pikët, pas barazimit 2-2 në “Adush Muça”.

Ndërkohë në 2 sfidat e mbrëmjes, Teuta shtangu Skënderbeun duke e mposhtur me rezultatin 2-3 në Korçë, ndërsa Vllaznia i dha leksion kampionëve të Egnatias, duke fituar me shifrat 3-1.

Kjo ishte humbja e parë për rrogozhinasit në këtë sezon. Për sa i përket renditjes së përkohshme, kreu ndahet nga Vllaznia dhe Egnatia me 7 pikë, por me shkodranet qe mbajne vendin e pare per shkak te golaverazhit me te mire.

Kjo javë mbyllet ditën e nesërme me 2 duelet e orës 19:00, Partizani-Dinamo dhe Elbasani-Laçi.