U luajtën ditën e sotme 3 duelet e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore, ku u shënuan në total 6 gola.
Nuk munguan edhe surprizat, ku verdikti më befasues ishte padyshim barazimi 1-1 i Vllaznisë në shtëpi ndaj Erzenit. Humbje e hidhur edhe për Tiranën në “Air Albania” ndaj Teutës me rezultatin 1-2.
Në duelin e orës 15:00, Egnatia mposhti minimalisht Kukësin me rezultatin 1-0. Kjo javë mbyllet me dy duelet e ditës së nesërme Laçi-Partizani dhe Dinamo-Skënderbeu.
Për sa i përket renditjes, Egnatia ka thelluar diferencën me Vllazninë në 4 pikë, ndërkohë që Teuta është ngjitur në kuotën e 34 pikëve, duke shkuar në +3 nga Laçi që do të luajë nesër. Ja si ndryshon renditja pas 3 dueleve të luajtura sot.