Ndeshjet e javës së 14 të Kategorisë Superiore kanë dhuruar rezultate shumë interesante pasi shohin tashmë përsëri një ekip të vetëm në kryesim. Egnatia, me fitoren ndaj Laçit, ia ka dalë t’i shkëputet përsëri Partizanit, ndonëse kryeqytetasit kanë në fakt edhe një ndeshje të prapambetur për t’u luajtur.

Tirana dhe Skënderbeu kanë bërë thuajse vendnumëro me rezultatet e kësaj jave, ndërsa ajo që ka përfituar nga kjo situatë është Vllaznia e cila i është afruar përsëri ndjeshëm zonës së katërshes së parë.

Fitorja 1-0 ndaj Teutës ndërkohë zhyt durrsakët në fundin e tabelës ndërkohë, si i vetmi ekip i shkëputur pasi pjesa tjetër është e ngjeshur në mënyrë të dukshme dhe nga java në javë mund të kalojnë nga zona e Europës, në atë për mbijetesë.

JAVA 14 / REZULTATET

TË HËNËN

Erzeni-Tirana 1-0

Partizani-Dinamo 0-0

TË MARTËN

Laçi-Egnatia 0-2

Kukësi-Skënderbeu 2-2

Teuta-Vllaznia 0-1