Diten e sotme jane luajtur tre ndeshjet e para te javes se 16-te te “Abissnet Superiore” te cilat dhuruan dy barazime dhe nje fitore, pikerisht ate te Vllaznise ndaj Dinamos. Laçi barazoi 2-2 me Tiranën vetëm në minutat e fundit, ndërsa Erzeni dhe Kukësi ndanë pikët në një sfidë pa gola në Rrogozhinë.

Vllaznia u rikthye te fitorja duke mundur me rezultatin 3-1 Dinamon në “Loro Boriçi”, duke sjellë ndryshime të mëdha në renditjen e kampionatit. Egnatia vazhdon të kryesojë dhe Partizani në vendin e dytë, me të dyja skuadrat që ende nuk kanë luajtur.

Tirana shkon në 10 pikë me vendin e parë, teksa tashmë e shpëton vetëm formula e “Final 4”, me titullin që do të vendoset vetëm në fund. Interesante është bërë gara për vendin e katërt, që momentalisht mbahet nga Skënderbeu, i cili ndahet nga vetëm 4 pikë me Laçin e vendit të parafundit.

Në garë për “Final 4” është futur dhe Vllaznia që tashmë ka parakaluar Dinamon në renditje dhe per momentin eshte e pozicionuar ne vendin e peste te renditjes, duke qene vetem 1 pike larg Skenderbeut te vendit te katert dhe 3 pike larg Tiranes se vendit te trete.

NDESHJET:

E DIEL (10.12.2023)

ERZENI 0-0 KUKËSI

LAÇI 2-2 TIRANA

VLLAZNIA 3-1 DINAMO

E HËNË (11.12.2023)

PARTIZANI – SKËNDERBEU 17:00

TEUTA – EGNATIA 17:00