Ndeshjet e të shtunës në Kategorinë Superiore kanë plotësuar kuadrin e javës së 23-të të saj dhe tablonë e plotë sa i përket renditjes së skuadrave deri në këto momente. Në fakt, me të tre sfidat e mbyllura në barazim, situata nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me atë që ishte në javën e kaluar.
Kjo do të thotë se Egnatia dhe Vllaznia që fituan sfidat përkatëse të premten, kanë qenë të vetmet ekipe që kanë bërë lëvizje domethënëse me tre pikët e tyre, me rrogozhinasit që tani kanë dy pikë avantazh në kryesim, pikërisht ndaj shkodranëve, ndërsa Partizani e Dinamo janë një hap më larg.
Sa i përket fundit të tabelës, mbeten 5 skuadra të përfshira plotësisht në luftën për mbijetesë, me 4 pikë që ndajnë vendin e fundit me atë të 6 që mbahet nga Laçi.