Ndeshjet e të shtunës në Kategorinë Superiore kanë caktuar tashmë se Dinamo do të jetë ajo që do të mbajë titullin simbolik të “Kampiones së Dimrit”, para pauzës së kampionatit.
Blutë kanë mundur një rival direkt si Egnatia me shifrat 2-1, duke e mbajtur ekipin rrogozhinas 4 pikë larg, në një mesazh të qartë për të gjithë rivalët se do të jetë një pretendente e fortë për titullin kampion.
Ndërkohë, ndeshja e fundit të tabelës mes Laçit dhe Tiranës, e mbyllur me suksesin 3-1 të kurbinasve, ka larguar këtë të fundit nga zona e ftohtë dhe ka zhytur aty bardheblutë të cilët e nisën sezonin me pretendime, por tashmë janë në ujëra të turbullta në klasifikim.
Ka mbetur per t’u luajtur edhe ndeshja e neserme ndaj Teutes dhe Bylisit, megjithate ajo nuk duket se do te kete rendesi sepse nuk ndryshon shume gjera ne renditje. Thjesht nese fiton Bylis, ai do te ngjitet ne vendin e tete per ta lene Tiranen ne te nentin. Siç dhe mund ta shikoni me poshte, Vllaznia e ka mbyllur vitin 2024 ne vendin e trete me tre pike me pak se Dinamo kryesuese dhe dy pike me pak sesa Partizani i vendit te dyte.