Dueli mes Vllaznisë dhe Teutës, mbylli siparin e javës së pestë në Kategorinë Superiore. Surprizat në këtë javë ishin të shumta, ku spikasin triumfet e Erzenit dhe Kukësit në transfertë, ndërkohë që kreun e renditjes e ka marrë Egnatia, që kryeson me pikë të barabarta me Tiranën, nga 10-të secila.

Vllaznia me fitoren e sotme ndaj Teutes eshte ngjitur ne kuoten e 8 pikeve dhe mban aktualisht vendin e trete ne renditje, po aq sa edhe Partizani e Erzeni por me golaverazh me te mire se ato.

Moment i vështirë për Skënderbeun dhe Dinamon. Korçarët regjistruan humbjen e tretë radhazi, ndërkohë që Dinamo të dytën po radhazi.

Në kuotën e 8 pikëve ndodhen edhe Vllaznia, Partizani dhe Erzeni, që i ushtrojnë presion skuadrave të kreut. Për Kukësin fitorja ndaj Skënderbeut në Korçë ishte e para në këtë edicion. Ja si ndryshon tabela e renditjes pas javës së pestë:

RENDITJA: