Ndeshjet e sotme në Kategorinë Superiore kanë mbyllur javën e 28-të të saj, duke hapur praktikisht luftën për çdo objektiv të mundshëm që kanë skuadrat në pjesën e mbetur të sezonit.

Vllaznia me humbjen përballë Kukësit, ka ndjekur “trendin” e skuadrave të kreut, pasi doli pa pikë ashtu siç bënë një ditë më parë Egnatia me Partizanin, ekipet me të cilat rivalizon për vendin e parë në renditje.

Ndërkohë, pas krahëve të tyre ka luftë të ndezur për vendin e katërt, ku Tirana mbetet një pikë pas Skënderbeut që mban këtë pozicion. Bardheblutë mundën Dinamon që ka një ndeshje më pak e mund t’i bashkohet përsëri këtij grupi skuadrash.

Ndërkaq, lufta në fund mund të bëhet edhe me entuziazmuese me fitoren e dytë të Kukësit, që sheh një rreze drite dhe ka më pranë ekipet me të cilat lufton për qëndrimin në elitë.

JAVA 28

ERZENI-LAÇI 0-0

TEUTA-PARTIZANI 1-0

SKËNDERBEU-EGNATIA 2-0

KUKËSI-VLLAZNIA 2-0

TIRANA-DINAMO 3-2