Ndeshjet e javës së 20 të Kategorisë Superiore kanë bërë shumë më interesante garën për kreun e renditjes, pasi nga rezultatet që kanë dalë nga përballjet, tashmë janë tre ekipe në të njëjtën kuotë pikësh që mbajnë vendin e parë.

Me barazimin e sotëm, Partizani i është bashkuar Dinamos dhe Vllaznisë në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Egnatia i ndjek këto skuadra me 1 pikë më pak, gjë që paralajmëron ndryshime të shumta të tjera në javët në vijim në katërshen e parë.

Këtyre skuadrave po tenton t’u afrohet Elbasani, i cili me fitoren ndaj një rivali direkt si Teuta, ka çuar në 5 pikë diferencën nga rrogozhinasit që ka më lart në renditje.

Sa i përket fundit, Skënderbeu mori një pikë për moralin ndaj Partizanit, pasi vazhdon të mbyllë tabelën, me Tiranën që e sheh vetën para korçarëve, në zonën e ftohtë të klasifikimit e rrezikuar seriozisht për rënien.