Kater piket e marra ne dy ndeshjet e fundit, pikerisht ndaj Kukesit dhe Partizanit, ka “rikthyer humorin” ne kampin shkodran. Tashme situata duket me e qete dhe padyshim qe do te ndihmoje shume per ecurine e metejshme ne kampionat.
Me trepikeshin e mbremshem ndaj te kuqve, tashme ekipi shkodran e sheh veten ne kuoten e 35 pikeve dhe ndodhen vetem nje pike larg Bylisit te vendit te shtate dhe ajo çka eshte me interesantja, jane edhe tre pike larg Partizanit tashme qe deri para 2-3 javesh konsiderohej pretendent per titullin kampion.
Ky eshte kampionati i çuditshem qe po zhvillohet sivjet qe po tregon edhe njehere tjeter se nese rreshqet njehere e sheh veten menjehere ne zonen e rrezikuar.
Per keto arsye, Vllaznise i duhet patjeter qe te marre fitoren ne ndeshjen e rradhes me Flamurtarin qe do te luhet diten e shtune ne Vlore. Kuqeblute kane fituar ne dy ndeshjet e kaluara ndaj ketij kundershtari dhe do te tentojne ta bejne serish per ta mbyllur fazen e trete ne kuoten e 38 pikeve.
Ja renditja aktuale pas ndeshjeve te javes se 26-te te Kategorise Superiore: