Ndeshjet e sotme në Kategorinë Superiore kanë plotësuar sfidat e javës së 24-t , duke shënuar frenimin e radhës për Egnatian e cila këtë herë është mposhtur dhe ka parë t’i shkurtohet në 8 pikë diferenca nga ndjekësit.
Vllaznia ka mundur rrogozhinasit në Shkodër dhe pozicionohet në kuotën e 40 pikëve, po aq sa Partizani i cili bashkë me shkodranët kërkon që të ngushtojë sa më shumë diferencën me ekipin që kryeson kampionatin.
Ndërkaq, ndeshjet e tjera të ditës së sotme kanë sjellë një barazim për Dinamon ndaj Laçit duke i afruar blutë, ashtu si edhe Skënderbeun që mundi Erzenin, me Tiranën e vendit të katërt.
Dy skuadrat ndjekëse të bardhebluve kanë një ndeshje të prapambetur mes tyre këtë mesjavë dhe kanë mundësinë të arrijnë apo kalojnë Tiranën për t’i marrë vendin në katërshe.