“Abissnet Superiore” ka mbyllur dje javën e 21-të të Superiores, me shumë gola dhe surpriza në pesë sfidat e luajtura
Egnatia mposhti ditën e sotme me përmbysje Erzenin, duke shkuar kështu +10 nga Partizani i vendit të dytë, edhe pse titulli do të vendoset me “Final 4”.

Në takimin tjetër të mbrëmjes së sotme, Dinamo arriti vetëm të fitonte në fund përballë Kukësit me rezultatin 3-2, duke u larguar nga zona e mbijetesës dhe duke i bërë presion Tiranës së vendit të katërt.

Edhe pse bardheblutë janë 5 pikë para Dinamos dhe Skënderbeut, këto dy të fundit kanë një ndeshje më pak me njëra-tjetrën për tu afruar dhe më shumë me Tiranën.

Vllaznia nderkohe me piken e marre ne barazimin ndaj Partizanit, e ka thelluar ne tre pike diferencen me Tiranen e vendit te katert nderkohe qe eshte ruajtur serish diferencen prej tre pikesh me Partizanin e vendit te dyte.