Java e 26 e Kategorisë Superiore ka folur për dy skuadra, Partizanin dhe Laçin, të vetmet që dolën me pikë të plota në ndeshjet e luajtura.

Të kuqtë morën kreun falë suksesit 4-1 ndaj Kastriotit, teksa iu bashkuan Tiranës në krye, me ndërgjegjen se kanë epërsinë ndaj “kushërinjve” falë ndeshjeve direkte.

Ndërkohë, fitorja e Laçit ndaj Vllaznisë bën që gara për vendin e tretë të bëhet shumë e ethshme dhe e hapur. Në fakt, Egnatia e vendit të tretë është më larg dy skuadrave që ka më lart, 6 pikë, sesa vendit të 8-te që çon në play-out për rënien e që mbahet nga Laçi, vetëm 5 pikë larg.

E njejta situate thuajse edhe per Vllaznine e cila ndodhet 7 pike larg kreut te renditjes dhe 4 pike larg vendit te tete qe rrezikon renien nga Superliga.

REZULTATET

E shtunë

Bylis-Tirana 1-1

Erzeni-Kukësi 1-1


E diel

Egnatia-Teuta 1-1

Laçi-Vllaznia 2-0

Partizani-Kastrioti 4-1