Me ndeshjen Partizani- Vllaznia qe u luajt pasditen e sotme dhe u fitua nga te kuqte me rezultatin 4-1, eshte mbyllur edhe java e 12-te e “Abissnet Superiore”. Tashme eshte percaktuar edhe renditja e plote pas kesaj jave.

Ajo qe bie ne sy eshte se Vllaznia ka mbetur ne kuoten e 13 pikeve zbret edhe me poshte, tashme mban vendin e tete ne renditje dhe ajo çka eshte me e keqja, Teuta dhe Dinamo qe ndodhen poshte saj kane nje pike me pak- nga 12, por duhet thene se durrsaket kane nje ndeshje me pak te luajtur.

Nje pozicionim qe askush nuk e kishte menduar jo vetem ne Shkoder, por besojme ne te gjithe Shqiperine. Situata nuk po ndryshon as me ikjen e Memellit dhe ardhjen e Osmanit ne pankine. Skuadra nuk po reagon fare ne fushen e lojes dhe problemet duken me te thella.

Trajneri aktual megjithate ka shprehur besimin e tij se situata do te ndryshoje dhe Vllaznia do te shkoje aty ku i takon. Te jete vertete kaq optimist Qatip Osmani? Renditja aktuale ne fakt nuk te le vend per shume shprese…