Nga Gjergj KOLA

Karriera e mbrojtesit shkodran Renis Stolaj po ec me hapat e duhur dhe ai nga java ne jave po shfaqet protagonist me ekipin U19 te Panionios. Ditet e fundit nderkohe, gazeta greke sportime.gr ka shkuar nje artikull ku e vlereson kete futbollist, por edhe nje tjeter- Alexandros Lavkas si dy elemente me shume perspektive te cilet po spikasin me kete ekip dhe jane ne vemendjen e drejtuesve te ekipit te pare.

“Stolaj dhe Lavkas kane spikatur me paraqitjet e tyre dhe i kane te gjitha te dhenat qe patjeter nuk kane sesi drejtuesit e ekipit te pare te mos i shikojne dhe t’i vleresojne per keto paraqitje”- shkruhet ne kete gazete.

Po kush eshte Renis Stolaj? Per te kemi shkruar edhe me perpara dhe ne fakt karriera e tij ka ecur ne menyren e duhur. I datelindjes 15 qershor 2006, ai qene thuajse gjate gjithe ketyre viteve pjese e Akademise se Panionios. Ai luan ne rolin e qendermbrojtesit dhe eshte vazhdimisht titullar ne formacionin e ekipit U19 i cili merr pjese ne Superligen 2 te Greqise per kete grupmoshe.

Ai me ekipet U15 dhe U17 te Panionios ka luajtur ne Superligen 1 ku dhe aty ka qene vazhdimisht titullar me ekipin e tij duke spiaktur me paraqitjet ne fushen e lojes. Nderkohe sezonin e kaluar, ndonese 17 vjeç ka luajtur ne nje ekip te rriturish te drejtuar nga trajneri shkodran Adrian Barbullushi.

Cilesite e tij kryesore jane shpejtesia dhe pergatitja e mire fizike. Renis Stolaj ka qene shpeshhere edhe ne vemendjen e klubeve te njohura greke, por per arsye te ndryshme levizja e tij nuk eshte bere realitet. Megjithate, ai eshte i bindur se do t’ia date te beje emer si futbollist, fillimisht tek ekipi i te rriturve te Panionios dhe me pas, pse jo edhe ne ekipe te tjera./www.shkodrasport.com/