Vllaznia zhgenjen serish. Pas asaj ne javen e pare ndaj Erzenit, sot ka zhgenjyer edhe me keq duke u mundur 3-0 ne Rrogozhine ndaj Egnatias dhe duke perseritur ne kete menyre humbjen me te njejtin rezultat po ne kete fushe ndaj po ketij kundershtari.

Në 10 minutat e para u duk në fushë një Vllaznia më kërkuess, por më pas është Egnatia që zgjohet dhe dalëngadalë fillon të shohë drejt portës shkodrane. Për të mbërritur pas minutës së 20-të kur vendasit do të shfytëzonin dy pasiguri në mbrojtjen e Vllaznisë dhe do ta ndëshkonin dy herë atë. Fillimisht me anë të Delarge dhe më pas me Mustën, goli i të cilit erdhi pas sinjalizimit të sistemit VAR.

Pritej reagimi i shkodranëve por ai është shumë i dobët, për të mos thënë që nuk ka fare reagim. Sikur të mos mjaftonte kjo, Boshnjaku do të detyrohej të linte fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 38-të. Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin 2-0 në favor të Egnatias.

Pjesa e dytë nis me dy zëvendësime të tjera për Vllazninë teksa largohen Heriç e A.Hoxhaj dhe në vend të tyre janë Vulaj e Kruja. Ndryshime edhe tek vendasit dhe pritej që ky 45 minutësh të ishte më i zjarrtë. Dhe në fakt janë sërish rrogozhinasit ata që në minutën e 58-të do të shënonin edhe golin e tretë. Pas një krosi nga e djathta, Camaj brenda zonës do të godiste saktë me kokë duke e dërguar topin në rrjetë.

Vllaznia mundohet te reagoje. Hedh ne fushe edhe Aralicen e me pas edhe Delajn, por portieri i Egnatias Sherri nuk dihet asnjehere ne prove serioze. Ne kete menyre i gjithe takimi do te mbyllej me fitoren e vendasve 3-0 dhe tashme te dy ekipet kane nga 6 pike ne tabelen e klasifikimit./SHKODRA-SPORT.COM/