Nga Ermir Vajushi
Marr shkas nga Editoriali i Z.Dizdari në gazeten Panorama Sport ditën e djeshme, për t’i thënë nja “dy fjalë” për zotërinë dhe për zotërinjtë e tjere.
Kur shikon titullin e editorialit “RASTI VLLAZNIA: KAMPIONATI “ARMIK” I TE RINJVE” thua me vete cfarë ka ndodhur!!!
Kur hyn në brendësi e lexon me vemendje mund edhe të tronditesh, por gjithmonë pa ditur të vertetat e ndodhive!!!
Tani unë po filloj ta shtjelloj pike për pikë dhe t’i jap një përgjigje te merituar e ndoshta edhe të vonuar!
Për të shkruar një artikull e aq më tepër një Editorial more zotëri duhet që së paku të marrësh ca informata dhe jo të flasësh kuturu!
1. Vllaznia nuk ka blerë por ka kontraktuar lojtarët që ju i përmendet!
2. Mësohuni që emrat e njerëzve ti shkruani ashtu sic i kanë dhe jo t’i shqiptarizoni ato!
3. Lojtarët e huaj të ardhur rishtazi tek Vllaznia nuk i kanë zënë vëndin askujt more zotëri! Ata jan afruar për të ngritur pozicionalisht Vllazninë nga bataku i dekadës së fundit. Ju po thoni që duhet të mos i marrim të huajt, por të luajm me lojtarët e akademisë! Bukur, ide e mirë!
Por, a më thoni ju zoteri ku na qenkëkan këto lojtar që ju madje i përkufizoni me pa të drejtë Din Zhega, Sabah Biza, Zan Rragama etj. ?! Mos po gaboni rëndë në arsyetim?!
Pa më thoni zotëri, cili nga lojtarët e akademisë viziton Shirokën apo Zogajn në orët e para të mëngjesit për të thithur ajrin e pastër që të hap mushkëritë, ashtu sic bënin dikur kollosët që ju përmendët?!
Pa më thoni pak, kush bën stërvitje të diferencuar përvec asaj ekipore?!
Pa më thoni pak, kush nga lojtarët e akademisë konsumon Lëng Kocash?!
Mbase ndonji edhe mund ta gjejmë, nuk i dihet por e sigurtë është që edhe në i gjejmë këto lojtarë, numërohen me gishtat e njërës dorë!
Në ditët e sotme zotëri lojtarët kanë më shumë përkushtim për këpucët, modelin e flokëve, instagramërat, facebookërat, tik tokat apo rrjete të tjera sociale. Jan më shumë të preukupuar të shëtisin pedonaleve, apo të konsumojnë kafene me shokët apo shoqët e tyre dhe jo ti përkushtohen pasionit të tyre futbollit, që si pa dashje del në plan të dytë!
Ju i krahasoni lojtarët e sotëm me ata të dikurshmit, por më besoni që bëni një gabim fatal.
A më thoni dot ju, a mund të guxonte Din Zhega, Zan Rragami, Sabah Bizi, Luan Vukatana etj. që të refuzonin për të dale në stërvitje me ekipin e parë pa u firmosur më parë kontrata?!
E si mund të kërkojë një 18-19 vjecar menjëherë firmosjen e kontratës pa u shfaqur në stërvitje dhe treguar cilësit e tija në sytë e trajnerit?!
Ja pra që kjo ka ndodhur tek Vllaznia dhe është e dhimbshme!
Natyrisht që të gjithë duam një skuadër me shkodranë, por a i kemi ne mundësitë ta kemi një të tillë? Unë jam nga ato që të rinjtë i dua fort dhe i mbështes, por piksëpari ata duhet të duan veten dhe ti bëjnë vëndin vetes në ekip. Po të ishte për dëshira, unë do dëshiroja jo 11, por 24 lojtarë shkodranë, padyshim edhe staf teknik komplet me Shkodranë, e po ashtu edhe stafin drejtues me shkodranë, por ja që mundësitë nuk janë.
Ju po thoni që të luajm me lojtarë të rinjë, por a nuk është kjo një rrezik për të mos thënë që është shkatërrim total i skuadrës dhe i vetë lojtarëve.
Çfarë e pandehni ju Vllazninë zotëri, një skuadër mediokër që rezultati ska rëndësi fare?! Pastaj, ju a e dini zotëri që duke filluar nga ky vit do marr jetë edhe liga e U-21 vjeçarëve?
Unë vetë e kam kërkuar me ngulm prej kohësh këtë ligë nëpërmjet thirrje-sugjerimeve që kam bërë si publikisht e poashtu edhe privatisht. Një kampionat që i jep kohë lojtarëve qe të shfaqen e përgatiten akoma më mirë për të ardhmen.
Në të vërtetë gazeta “juaj” heshti kur u vu në dijeni të thirrjes time publike! Një ditë më pas bëri një sondazh, por duke injoruar burimin e më pastaj ju dha “penën” ju që të shkruani si mik i shtëpisë që jeni.
Klubi vllaznia zotëri i nderuar, ka vepruar krejt drejt duke sjell në skuadër lojtarë me eksperiencë në çdo pozicion madje edhe duke i dubluar ato, sepse Vllaznia e ka jetike tashmë që të rikthehet aty ku duhet të jetë, dhe me të rinjë është E PAMUNDUR more zotëri, përtej dëshirës së të gjithëve.
Lojtarët e rinjë duhet të futen gradualisht dhe me shumë kujdes madje dhe jo “PARA PARTIZANË”, sepse ashtu jo që nuk i fiton por edhe i djeg si futbollistë.
E megjithatë po ju vë në dukje se tek Vllaznia që ju e quani ARMIKE e te rinjve ka lojtare të dal nga akademia të cilët janë kontraktuar nga Klubi Vllaznia.
Qarri, Lekaj, Repaj, Deda, Isufi, Hoxha, Çoba etj. Të gjithë lojtarë 19-20 vjeçarë. Pa harruar këtu edhe lojtarë si Gurishta, Krymi, Marku, Shehi apo ndonjë tjetër që janë edhe ato 22-24 vjeçar.
Ku e shihni ju armikun Zotëri???!!! Apo, hajde o burra ti kritikojmë se kështu na rritet vizualiteti!!!
4. Nuk ka federatë në botë që detyron një klub të aktivizojë në formacion lojtarë të rinjë e aq më pak të përcaktojë kriteret teknike për lojtarët që duhen afruar në skuadër. Maksimumi detyron që të jenë pjesë e 24-shes minimumi X lojtarë të rinj dhe jo të luajn domosdoshmërisht, sikurse limiton numrin e të huajve në formacion.
5. Cinizmi juaj për të mos thënë “rracizmi”, për trajnerin apo Drejtorin Sportiv është i ulët. Ata janë marr si rrjedhojë llogjike e një projekti zotëri!
Të komercializosh një klub nuk është e domosdoshme të tentosh me do e mos fitimin e Champions League.
Për ta mbyllur zotëri po ju them se “JA KENI FUT KREJT KOT” dhe se jeni “helmatisur keqas” me sa duket nga disa individë të caktuar që kane edhe konflikt interesi…