Gjysmëfinalja e Kupës së Azisë mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit ka pasur goxha trazira.

Mijëra tifozë vendas kanë mbushur stadiumin Zayed në Abu Dhabi për të parë skuadrën e tyre ndaj rivalëve lokalë.

Megjithatë, ata kanë dalë të zhgënjyer teksa panë Katarin të shkatërrojë ekipin e tyre 4-0.

Tifozët nuk e kanë duruar pamjen e lojtarëve kundërshtarë që gëzoheshin për fitoren përpara syve të tyre dhe nuk e mbajtën veten.

Dhjetëra sandale janë hedhur në fushë dhe në foton më poshtë shihet portieri i Katarit duke mbledhur disa prej tyre.

Të hedhësh këpucën drejt dikujt shihet si një ofendim i madh në botën arabe. Këpuca konsiderohet e pisët dhe është e lidhur me këmbën, pjesën më të ulët të trupit.

Katari do të ndeshet me Japoninë në finalen e madhe./telesport/