Ditët e vështira për shkodranët vazhdojnë. Përveç problemeve të përmbytjeve që vazhdojnë të shqetësojnë banorët e zonave të përmbytura, reshjet në fakt kanë krijuar probleme edhe për të tjerët.

Rrjedhimisht këto reshje kanë ndikuar edhe tek ekipi i futbollit të Vllaznisë. Dita e sotme përveç temperaturave të ulëta, është shoqëruar edhe me reshjet shiu e bore.

Kjo gjë ka detyruar stafin teknik të ekipit kuqeblu që të braktisë “Reshit Rusin” dhe të mbyllet në kalçeto.

Për pasojë, pasdite, ekipi ka zhvilluar seancën e rradhës në ambjentet e “Bahçallek Arena”.

Me përjashtim të Sukajt që vazhdon të jetë me leje dhe atyre që janë të grumbulluar me ekipet kombëtare, të gjithë futbollistët e tjerë kanë qenë të pranishëm në këtë seancë.

Ndërkohë, dita e nesërme do të jetë e shoqëruar me dy seanca teksa paradite kuqeblutë do të jenë në palestër ndërsa pasdite në fushën e stërvitje. Gjithnjë duke pritur që koha të përmirësohet.
© shkodrasport.com