Erik Ten Hag po përballet me një revoltë të futbollistëve që thuhet se janë të zhgënjyer dhe të pakënaqur me gjendjen e tyre aktuale.

United ka humbur 10 ndeshje tashmë këtë sezon, me Anthony Martial që u përplas me Ten Hag gjatë disfatës së së shtunës ndaj Neëcastle dhe Marcus Rashford gjithashtu u kritikua për performancën e tij.

Me Raphael Varane jashtë formacionit fillestar dhe Jadon Sancho jashtë skuadrës tërësisht, Ten Hag po lufton për t’i mbajtur lojtarët në anën e tij përpara disa javësh ku do të këtë të bëjë me kundërshtarë të fortë.

Siç raportohet Jadon Sancho është dënuar të stërvitet i vetëm, por disa shokë të skuadrës po e ndihmojnë që ai të rikthehet në ekip.

Duket se e gjitha është çështje disiplinore dhe futbollistët kërkojnë që trajneri të jetë më pak i ngurtë në marrëdhënie me ta.

Ndërsa disa nga lojtarët e United thuhet se mendojnë se qëndrimi kokëfortë i Ten Hag është i gabuar dhe po rezulton në dëm të ekipit me mungesën e rezultateve.