Trajnerët e Akademisë Vllaznia nuk janë ndjerë mirë kur kanë mësuar për rrogat e larta të stafit të sapoemëruar të ekipit të parë dhe për këtë arsye, janë “revoltuar”. Ata kanë kërkuar rritje edhe të rrogave të tyre sepse puna që bëjnë është shumë e madhe dhe jo më kot, klubi prej vitesh krenohet me rezultatet e ekipeve të kësaj Akademie dhe për më tepër, me elementët cilësorë që nxjerrin çdo vit. Për këtë arsye, dje është zhvilluar një takim me drejtuesit e Akademisë dhe ato të klubit dhe u kanë prezent shqetësimin e tyre. Në fakt, duhet pranuar se rrogat e këtyre trajnerëve janë të ulëta, vetëm 300 mijë lekë të vjetra në muaj dhe kjo me taksa, sepse me heqjen e tyre, kuptohet që në xhepa përfundojnë më pak. Të gjithë trajnerët kanë kontrata njëvjeçare me klubin megjithatë mësohet se administratori Kalamishi u ka premtuar se do shikohet mundësia për rritjen e tyre në ditët në vazhdim, gjithnjë brenda mundësive financiare që ka klubi.

© shkodrasport.com