Njerëzit e sportit janë vënë të gjithë në rresht përkrah trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka.
E ka bërë këtë gjë edhe trajneri i Vllaznisë B Ervis Kraja që madje duket më i revoltuar se shumë të tjerë.
Për këtë arsye, ka vendosur që skuadra e tij të mos dalë në stërvitje sot.
Në shenjë revolte për atë çfarë ka ndodhur dje. Fjalët e këtij trajneri janë shumë domethënëse kur shkruan:
“Mirëmengjes çuna, sot mendoj më shumë vlen pushimi për të gjithë. Në vend që t’i gëzoheshim fitores së Kupës të ekipit U-19, ne përjetojmë një ndër momentet më të vështëra të sportit shkodran.
Nuk është sulmuar profesor Nesti por i gjithë futbolli shkodran. Si të bëhet stërvitje tani kur ndoshta dikush na pret jashte?
Si vazhdohet kështu kur ndoshta plani për ne po bëhet diku?
Mos ndoshta faji është diku tjetër e në fund e pëson trajneri?
Epo jetojmë në një vend ku profesioni e pasioni ngatërrohen me skllavëri e poshtërsi”
© shkodrasport.com