Revolucioni i Zinedine Zidane filloi një vit më parë. Nesër do të mbushen 365 ditë, pasi trajneri francez dha formulën perfekte te Real Madrid. Kjo formulë u ka dhënë kaq shumë triumfe “Los Blancos” në vitin 2017. Më 4 janar 2017, francezi i befasoi të gjithë, duke lënë Cristiano Ronaldon jashtë skuadrës për ndeshjen e parë të raundit të dytë të “Copa del Rey”, kundër Sevillas. Një rast praktikisht i pashembullt, sepse ekipi andaluzian ishte një kundërshtar i komplikuar dhe portugezi kurrë nuk kishte humbur një lojë të kalibrit të tillë.
Por jo vetëm atë. Tashmë në “Bernabéu”, Zizou po lëshonte një shtrirje, që do të linte Benzemanë, një tjetër titullar, në stol.
James, Morata dhe Marco Asensio, tre nga zëvendësuesit e konsideruar të Real Madridit, do të zinin vend në sulmin e bardhë. Ishte vetëm fillimi i një revolucioni. Zidane, që nga ai moment do të bëhej trajneri që, më shumë minuta do t’i shpërndante midis lojtarëve të grupit të tij. Rotacionet bënë që disa titullarë të mos ishin më të padiskutueshëm; zëvendësit filluan të kapin çdo mundësi që francezi u dha atyre. Dhe rezultati nuk ishte tjetër, veçse një dyfish historik.
Real Madridi fitoi kampionatin dhe rotacionet bënë që të dilte në skenë emërtimi “Ekipi B”, me Asensio, Kovacic, James, ose Morata, të cilët bënë paraqitje autentike. Sidomos në La Liga, ku trajneri francez e ka vënë në praktikë planin e tij të veçantë me rotacionet. Shkurtimisht, një revolucion autentik, që nesër do të festojë përvjetorin e tij të parë. Dhe një vit më vonë, përpara përplasjes me Numancia, përsëri në Kupën e Mbretit, Zidane do të synojë që ky cikël 1-vjecar të përsëritet./telesport/