Me Ilir Dajën që mbetet vetëm për t’u konfirmuar zyrtarisht largimi nga Skënderbeu dhe kalimi te Flamurtari, drejtuesit e klubit korçar po bëjnë plane të tjera për kreun e pankinës.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se trajneri i ri pritet të jetë Orges Shehi.

Kapiteni dhe njëherësh portier i Skënderbeut do të tërhiqet nga futbolli dhe kësisoji drejtuesit i kanë propozuar që të vijoj detyrën e trajnerit, të paktën deri në janar të vitit të ardhshëm, kur dhe do të jetë mësuar vendimi i KAS-it të Lozanës.

Shehi i ka kryer kurset e nevojshme të kualifikimit për t’u licencuar nga FSHF.

Kujtojme qe gjate karrieres se tij, ky portier ka mbrojtur edhe porten e Vllaznise per njefare periudhe. Nje njeri model qe natyrisht pritet te kete nje karriere po aq te suksesshem sa ç’e ka patur edhe si sportist.