Sulmuesi Kastriot Rexha eshte i bindur se Vllaznia mund t’ia dale me sukses edhe ne perballjen e rradhes ne Laç. Nje fitore ne kete ndeshje sipas tij, do te bente qe ai te hidhte hapin e madh drejt arritjes se objektivit qe ka. Duke folur ne lidhje me kete ndeshje, ai ka thene: “Perpara kemi nje skuader qe luan mire futboll dhe per me teper qe ne fushen e vet mposhtet rralle. Kjo do te na e beje me te veshtire kete perballje. Por une mendoj se ky eshte nje takim i hapur, pavaresisht se per ne ka vetem nje alternative, fitoren. Kalimi me sukses i kesaj ndeshje, do te na afronte edhe me teper me kreun dhe do te na vinte ne pozita te tjera ne tabelen e klasifikimit”. Per kete sulmues, skuadra e tij po kalon momente te mira. Kater fitoret e arritura ne pese takimet e para te fazes se dyte, jane treguesi me i mire. Duke folur ne lidhje me kete ecuri, Rexha do shprehej: “Starti i kesaj pjese te dyte te sezonit ka qene shume i mire per ne. Ndoshta asnje prej nesh nuk do ta priste kete fillim por kjo ka ardhur fale punes se teknikut Bushati dhe gjithe klubit. Edhe ne aspektin personal mendoj se po kaloj nje moment te mire”. Rexha ka vleresuar edhe kolegun e sulmit- Gjinit me te cilin duket qarte se nuk ka aspak rivalitet madje maredheniet mes tyre jane shume te mira dhe te dy duken te perkushtuar ne maksimum per te bere me te miren per Vllaznine.

Admir URUÇI