Numri i talenteve shqiptarë të futbollit në Gjermani po rritet. I fundit që po tregon vlerat e tij është Elvis Rexhbecaj.
Ai ka lindur në fshatin Gjonaj të Prizrenit, derisa tashmë po luan te skuadra e Wolfsburgut në Bundesliga, shkruan albinfo.ch.
Elvisi ishte titullar për Wolfsburg së bashku me Admir Mehmedin, në ndeshjen e fundit ndaj Mainzit, që përfundoi pa gola.
Ai aktivizohet në rolin e mesfushorit dhe së fundmi ka fituar besimin e trajnerit të tij.
Elvisi deri më tani nuk është aktivizuar me asnjë kombëtare moshash dhe është në dilemë për të ardhmen, edhe pse është vetëm 20-vjeç.
Ai mund të luajë për Gjermaninë, Shqipërinë apo Kosovën.