Rexhildo Zeneli nuk ka gabuar në ring, duke marrë një tjetër fitore për Shqipërinë.

Ashtu si djali i xhaxhait i tij Krenari një ditë më parë, edhe Rexhildo Zeneli, ia ka dalë të fitojë ndeshjen e parë në Kampionatin Europian në boks që po zhvillohet në Londër.

Boksieri shqiptar ka fituar me vendim unanim ndaj belgut Abdelkarim, duke marrë pikë tepër të rëndësishme për pjesmarrjen në Lojërat Olimpike.

Ndeshja mes Zenelit dhe belgut ishte e vlefshme për kategorinë nga 57-63 kilogramë.

Një ditë më parë ishte vëllai Rexhildos, Krenari, ai që fitoi gjithashtu dyluftimin e tij me kundërshtarin moldav.

Edhe për Krenarin pikët ishin të rëndësishme pasi vlejnë për kualifikimin në Lojërat Olimpike, për të cilët Japonia këmbëngul se do të mbahen këtë verë pavarësisht panikut nga pandemia koronavirus.