Laçi kalon me shumë lehtësi në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. E kishte fituar 3-0 ndeshjen e parë dhe te Luftëtari zgjodhën të aktivizonin shumë lojtarë të rinj, duke mos pasur besim te përmbysja.
Edhe ndryshimet në pjesën e dytë, kur u futën në fushë Abazaj, Bregu dhe Rroca, nuk sollën rezultat.
Rexhinaldo ka shënuar 5 minuta pas nisjes së pjesës së dytë dhe Laçi e ka fituar ndeshjen, ku 30 minutat e fundit luajti me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Kallakut.