Rey Manaj shënon golin e radhës në Superligën turke. Sulmuesi lushnjar ka zhbllokuar përballjen Sivasspor-Besiktas, duke kaluar vendasit në avantazh.

Minuta e gjashtë, goditje nga larg e 26-vjeçarit shqiptar dhe topi në rrjetën e skuadrës kryeqytetase.

Manaj rikuperoi një top dhe gjeti golin falë një goditjeje nga larg me të majtën, që nuk u grushtua siç duhet nga portieri i Besiktasit.

Avantazh i rëndësishëm për Sivassporin dhe goli numër 11 në kampionat për Manajn, i cili vijon të jetë në formë shumë të mirë sportive.

Për skuadrën udhëtuese luan si titullar edhe dardani Milot Rashica.