Rey Manaj është larguar nga grumbullimi me Sivasspor. Pasi u bashkua vetëm para pak ditësh dhe u prit si “sulltan” nga tifozët turq, Manaj është larguar për të udhëtuar drejt Shqipërisë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka publikuar një video në Instagramin e tij, teksa shihet duke ngarë makinën në Lushnjë.

Mesa duket, 27 vjeçari ka vendosur që të kalojë disa ditë në qytetin e lindjes, për t’u qetësuar para sezonit të ri.

Kujtojmë që Manaj është në qendër të merkatos. Lushnjari ende nuk e ka të qartë të ardhmen nëse do të vazhdojë me Sivasspor në Turqi, apo do të largohet për të nisur një aventurë të re.