Futbolli Brazilian është tronditur së fundmi, nga një ngjarje e ndodhur me skuadrën e Figueirense, në stërvitjen e këtyre të fundit.
Skuadra e cila militon në Serinë B braziliane, në javët e para ka regjistruar rezultate negative, teksa në 7 ndeshje kanë grumbulluar vetëm 5 pikë.
Kjo nuk është pritur aspak mirë nga tifozët, të cilët nuk kanë duruar dhe kanë shkuar në stërvitjen e lojtarëve. Nuk janë përmbajtur aspak, duke goditur disa prej tyre, me 5 lojtarë që janë transportuar menjëherë në spital, për të marrë mjekimet e para.
Shumë lojtarë të Figueirense janë të tronditur nga ngjarja e ndodhur dhe po mendojnë largimin nga skuadra, duke prishur kontratën.