Brazili e di shumë mirë se çfarë do të thotë të humbasësh në mënyrë të thellë një ndeshje. Në 8 korrikun e vitit 2014 e pësuan vetë duke u turpëruar 7-1 nga Gjermania, e cila më pas fitoi Botërorin.

Në “Minierao” ndodhi një nga ndeshjet më të turpshme të historisë së futbollit brazilian. Që nga ajo ditë, çdo humbje e gjermanëve iu shërben për t’u hakmarrë disi dhe për t’u kënaqur.

Nuk është e njëjta gjë, por vlen si formë ngushëllimi. Këtë herë ishte kombëtarja e Spanjës, e cila shpërtheu kundër Gjermanisë duke fituar 6-0.

Një rezultat që bëri të lumtur jo vetëm spanjollët, por edhe brazilianët. Mediat e këtij vendi, por edhe tifozët nuk ngurruan që të bënin postime të shumta në lidhje me këtë sfidë dhe në mënyrë ironike të talleshin me gjermanët për humbjen 6-0 kundër Spanjës.

Humbja 7-1 sigurisht që nuk krahasohet me asnjë tjetër, por ja që në Brazil festuan për pak minuta.