Vllaznia ka fituar edhe miqesoren e trete, ate te luajtur pasditen e sotme ndaj skuadres nga Katari, Al Ahli me rezultatin 2-1. Autore te golave per kuqeblute ne kete takim kane qene mesfushori Jonuzi dhe sulmuesi Kaina.

Ky i fundit luajti per here te pare si titullar ne keto miqesore dhe ka arritur t’ia shperbleje besimin trajnerit Josa duke shenuar nje gol shume te bukur me nje gjuajtje te forte brenda zone.

Me kete gol, duket se braziliani eshte “ne avantazh” ne krahasim me rivalin e tij ne sulmin e kuqeblu, kroatin Aralica. Ky i fundit ka luajtur titullar ne dy miqesoret e para por pa arritur dot te shenoje.

Kjo do te thote se rezultati i ballafaqimeve ne distance eshte: Kaina- Aralica 1-0. Kuptohet qe per stafin teknik eshte qe te dy sulmuesit te jene ne formen e tyre me optimale qe t’i sherbejne si duhet skuadres.

Per momentin, Aralica ka qene me i preferuari i stafit dhe mendohej te ishte ai sulmuesi kryesor i skuadres, por nuk perjashtohet mundesia qe gjerat te ndryshojne ne vijim. Gjithmone nese Kaina vazhdon te shenoje dhe te paraqitet mire sa here qe i jepet mundesia./SHKODRA-SPORT.COM/