Sulmuesi argjentinas, Lukas Okampos ka rilindur në Spanjë, teksa ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 3 asiste për Seviljan këtë sezon
25 vjeçari nuk mundi dot të lërë gjurmë te kuqezinjtë dhe u largua drejt Marseillës në Francë, ndërkohë në merkaton e kaluar të verës iu bashkua Seviljës në Spanjë duke gjetur dhe formën e tij më të mirë.
Vlera e tij është rritur ndjeshëm dhe performancat e tij gjithashtu, me këto të fundit që kanë tërhequr interesin e Bajernit të Mynihut, i cili është i gatshëm të paguajë klauzolën e Okamposit (60 milionë Euro).