Andi Ribaj është rikthyer në formacionin bazë të skuadrës ë Vllaznisë, teksa sot në fitoren ndaj Kamzës ishte protagonist duke shënuar golin e parë për ekipin e tij. 28-vjeçari thekson se po përpiqet për të kaluar momentin e vështirë. “Për çdo sulmues goli është kryesor, dhe pres që të shënoj sa më shumë për ekipin që të marrim sa më shumë pikë. Kemi një grup të mirë, dhe besoj se në grupin tonë çdo gjë shkon mirë.
Të gjithë jemi koshientë për gjendjen në të cilin ndodhemi. Sa i përket faktit se ekipi kërkon një tjetër sulmues, për mua është një gjë e mirë. Për çdo sulmues të kesh konkurrencë në ekip është gjë e mirë”, u shpreh Ribaj.