Mbiemri i tij nuk është i panjohur për Shkodrën dhe Vllazninë. Pjestarë të kësaj familje kanë kontribuar në vite për këtë skuadër ndërsa tashmë është rradha e Rigersit të veshë këtë fanellë. Aktualisht luan me ekipin U19 dhe ditën e djeshme në ndeshjen ndaj Shënkollit ka qenë protagonist me dy golat që ka shënuar.
Këto kanë qenë golat e tij të parë në këtë kampionat, por shumë përcaktues sepse i dhanë Vllaznia U19 trofeun e “Kampionit të Veriut”. Autori i këtyre dy golave ka folur për “Shkodra Sport” për kënaqësinë e këtyre golave por edhe për planet e tij për të ardhmen dhe intervistën me të mund ta lexoni më poshtë:
– Rigers, dy golat tuaj të parë për Vllaznia U19 dhe rezultuan përcaktues sepse ekipi fitoi trofeun e dytë sezonal. I lumtur për këtë?
– Padyshim që është gjithmonë kënaqësi të shënosh dhe të kontribuosh për sukseset e ekipit tënd. Golat e
shënuar dje ndaj Shënkollit vërtetë kanë qenë të parët për mua këtë kampionat, por në fakt ka qenë një sezon jo i mirë për mua sepse më kanë ndjekur vazhdimisht dëmtimet.
Në fakt, pozicioni ku luaj unë në mesfushë nuk është se sjell shumë gola, pavarësisht se sezonin e kaluar kam qenë golashënuesi më i mirë i ekipit U17 me 14 gola. Por nuk shqetësohem shumë për këtë gjë, pasi roli im nuk është të jem golashënues, por goli më jep besim dhe më motivon për ndeshjet e ardhshme.
– Ju jeni një ditëlindje më të vogël, por po kontribuoni në sukseset e Vllaznia U19. Je i kenaqur me
veten dhe ekipin?
– Normalisht jam i kenaqur pasi po gezoj nje forme te mire aktualisht ky sezon nuk ka qen shum i mire per mua pasi siç e thashe edhe me lart, me kan ndjekur demtimet por tani hap pas hapi po kap formen e duhur. Persa i perket ekipit, jam shume i lumtur sepse kemi bere sakrifice te madhe per te arritur trofeun e dytë te sezonit dhe shpresojm te marrim edhe të tretin.
– I takoni nje familje qe ka kontribuar per Vllaznine. Nje pergjegjesi me teper per ju?
– Normalisht pasi disa pjestarë të te fisit tim po ashtu edhe familjar te mi, kanë kontribuar per Vllazninë në vite. Vlen te permendet këtu ish- portieri i mirënjohur Zija Dani dhe xhaxhai im Altin Xhahysa e po ashtu dhe babai im ka dhene kontributin e tij per Vllaznine. Por une kam ende kohe ne dispozicion per te treguar vlerat e mia dhe per te kontribuar per kete skuader, keshtu qe me ndihmen e Zotit dhe kembet e mia, do ia arrij.
– Cilat jane synimet ne karrieren tende?
– Synimet e mia normalisht që janë të mëdha. Deshira e parë është te promovohem tek ekipi i parë i Vllaznisë e te fitoj eksperiencën e duhur, pastaj hap pas hapi te kapë nivelet e ekipeve europiane, pse jo dhe kombetaren. Me besim, jam i bindur se do ia arrij.
© shkodrasport.com