Me nga një gol në secilën pjesë loje, “Vllaznia B” ka arritur të fitojë ndaj Besëlidhjes me rezultatin 2-0.

Një fitore e ardhur falë golave të shënuar nga Erald Çinari në pjesën e parë dhe Arsen Hajdari në të dytën.

Lezhjanët nga ana tjetër, janë shfaqur si një ekip i dobët dhe në fakt ishte e pakuptimtë një paraqitje e tillë e njërit prej ekipeve më të mira të këtij grupi.

Në rradhët e skuadrës shkodrane kanë luajtur në këtë ndeshje dy futbollistët e ekipit të parë Krymi e Çinari, lojtarë këto me vlera të ekipit të parë të cilët kanë qenë të ndëshkuar me kartona dhe sipas rregullores, mund të luajnë një kategori më poshtë.

Ata kanë dhënë kontributin e tyre për skuadrën e drejtuar nga trajneri Kraja që kësisoj rigjen fitoren dhe njëkohësisht i shkëputet vendit të fundit në renditje.
© shkodrasport.com