FIFA duhet të ndalojë procesin për të zgjedhur Arabinë Saudite si mikpritëse të Kupës së Botës 2034 dhe këtë deklaratë e ka kryer Amnesty International. E gjithë çështja ka të bëjë me reformat për të drejtat e njeriut.

Amnesty tha se kishte vlerësuar strategjitë e të drejtave të njeriut të propozuara nga vendet ofertuese dhe konkluduan në një raport të ri se asnjë nga ofertat nuk përshkruante se si do të përmbuseshin standardet e të drejtave të njeriut.

Mikpritësit e Kupës së ardhshme të Botës do të emërohen zyrtarisht në Kongresin e FIFA-s dhe Arabiua Saudite duket e predispozuar për të fituar mbajtjen e eventit madhështor. Kjo sepse nuk ka ofertë interesi nga ndonjë shtet tjetër. Mirëpo shqetësimet kanë nisur në lidhje me mbajtjen në vendin arab.

Komuniteti LGBTQ ka frikë se do të dënohen nëse udhëtojnë në Lindjen e Mesme, pasi ky shtet i dënon maksimalisht marrëdhëniet e këtij lloji.
Arabët po harxhojnë miliona për të rregulluar imazhin në sytë e Botës, sepse njihen për kufizime të rrepta në rank global.

Paçka se investime janë bërë dhe ndryshime të fuqishme në legjislacion, përsëri Sauditët nuk arritën të zinin një vend në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut e kjo ngjall dyshime për organizimin e Botërorit./newsport/